Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka uruar Adem Demaçin në 81 vjetorin e lindjes së tij.
“Ka diçka hyjnore në personalitetin e Adem Demaçit! Hyjnore, dashuria e thjeshtësia e tij për kombin e atdheun, që ne vdekatarët edhe nuk e pamë ose nuk deshëm ta shohim e as ta shihnin! Ne e kishim shpëtimtarin Adem Demaçi në mesin tonë, dhe ai në momente kaloi pranë nesh krejt pavërejtshëm, bile shumë pavërejtshëm, ndërsa ne, bashkëkombësit e tij, shpirtin, jetën dhe perspektivën tonë e të fëmijëve ua lamë në duar të dyshimta!”, ka shkruar Krasniqi.
“Adem Demaçi edhe në Ditëlindjen e 81 mbetet njëri nga shtyllat e rralla të lirisë e të Pavarësisë sonë! Paq shëndet o Bacë!”, ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj e kujton Adem Demaçin si kolos të lëvizjes për liri
-
Krasniqi: Adem Demaçi, idealisti e vizionari
-
Në 10–vjetorin e Pavarësisë, Flamuri i Kosovës në shtëpinë e Demaçit
-
Mustafa: Demaçi - simbol i sakrificës dhe rezistencës
-
Thaçi për Demaçin: Një jetë të tërë - ikonë e të gjitha gjeneratave për liri e pavarësi