Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi ia jep meritat Nismës për rrëzimin e qeverisë Mustafa

Foto: Koha / Arkiv

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, i ka dhënë meritat kryesore partisë së tij për rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Ai ka përmendur nisjen e nënshkrimeve për mocion për mosbesim të qeverisë, që të mërkurën përfundoi me 78 vota pro duke rrëzuar qeverinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mocioni u votua pro nga partitë opozitare dhe PDK-ja që ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

“Një iniciativë e NISMËS me gjashtë deputetë, arriti t'i merrë me veti gati 80 deputetë. Ky është suksesi. Sukses që arriti ta ndërprej qeverisjen e keqe!”, ka shkruar ai duke shtuar se qytetarët tani kanë në duar vendimin e radhës.

“Nisma e nisi, ju bitisne!”, ka shkruar në fund ai.