Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi i quan “parashutistë” aktivistët e VV-së në Shqipëri: “Pse s’bënë diçka në Shqipëri”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi në Rubikon të KTV-së ka folur për anëtarët e VV-së nga Shqipëria, të cilët i quajti “parashutistë”.

“Nuk jam kundër atyre të Shqipërisë, jam për. Ata mendojnë që janë shumë më të mençur, por ka qenë mirë me bë diçka në Shqipëri”, u shpreh ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krasniqi tha që Boiken Abazi ka punuar për parti mirëpo për Elvis Hoxhën nuk i njeh ndonjë kontribut.

“Kam respekt për Boikenin, ka shpenzu kohë shumë. Elvis Hoxha nuk e di se çka ka bërë që të përzihet”, tha ai.

"Ata kish qenë mirë me ardhë e me punu si Dardan Molliqaj në terren. Me luftu si qysh ka luftu familja e Dardan Molliqajt. Është e lehtë me fol fjalë të ndyta, unë nuk kam respekt për njerëzit që flasin fjalë të ndyta", ka thënë ai.

I pyetur se pse Kurti nuk po i ndalon veprimet e tilla, ai ka thënë që duhet të pyetet ai mirëpo sipas Krasniqi, as Kurti nuk mund të bëj diçka të tillë.