Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi i Nismës: Kjo është vetëm një betejë e humbur

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo është vetëm një betejë e humbur, porse luftën do ta vazhdojnë.

“Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare me çlirimtarët dhe për çlirimtarët do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant Çelikun”, ka shkruar ai.

Nisma nga numërimi i votave të rregullta ka marrë 20.237 vota, apo 2.58, gjë që nuk ia siguron kalimin e pragut zgjedhor.