Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi – Francës: Mos u merr me kurdisjet e politikës së Beogradit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi, teksa i është drejtuar masës së mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ka thënë se nuk janë tubuar aty për ta mbrojtur Ramush Haradinajn as si kryetar të AAK-së sepse, siç ka thënë këtë e kanë thënë tashmë qytetarët e Kosovës, e as si ish-kryeministër.

“Por këtu jemi mbledhur për ta mbrojtur Ramushin nga gënjeshtrat e kurdisura nga Beogradi, jo vetëm për Ramushin por edhe për Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prandaj sot kërkojmë nga drejtësia e Francës që mos të mbështetet në akuzat e rrejshme që ka kurdisur politika në Beograd, jo vetëm sot, ndaj Kosovës në përgjithësi dhe të Ramushit në veçanti”, ka thënë Krasniqi.

Fjalën e tij e ka përmbyllur me deklaratën se gjithë shqiptarët kudo që janë e mbështesin Haradinajn.