Debati me kandidatët për kryetar të Prishtinës konsiderohet i humbur për kryetarin aktual, Shpend Ahmetin.
Bazuar në këtë, Albert Krasniqi nga KDI në Rubikon të KTV-së ka thënë se sondazhet e disa kompanive kanë lëvizur duke treguar rënie të Ahmetit.
“Në fillim të fushatës Shpend Ahmeti ka qenë diku te 49% në Prishtinë, e 26 % diku Arban Abrashi dhe kjo besoj që ka lëvizur në favor të Abrashit në raport me Shpend Ahmetin, i cili të paktën në debate që ka pas nuk ka arritur të fitojë asnjërën”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se edhe kandidati i PDK-së, Lirak Celaj ka informata mirëpo vetëm ato që s’ka arritur t’i përfundojë Ahmeti dhe jo plan konkret se çka do të bënte si kryetar i Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Sa vota mori Shpend Ahmeti, e sa pretendentët e partive të tjera për kryetar të Prishtinës
-
Abrashi: Shpend Ahmeti po ik nga përgjegjësia si kryetar i Prishtinës
-
Abrashi: Prishtina ka një kryetar të ri
-
Në 80 për qind të votave të numëruara, prin Abrashi
-
Në Prishtinë, numërohen mbi 70 për qind të votave