Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se momentalisht në nivel vendi janë 46 pacientë me respiratorë të cilët janë të infektuar me COVID-19.
Ai ka deklaruar se 550 pacientë janë të hospitalizuar në gjithë Kosovën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.
Krasniqi në Interaktiv të KTV-së ka shtuar se 250 persona janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe të tjerët në spitalet rajonale.
“286 i kemi të konfirmuar dhe të tjerët janë në pritje të rezultateve. Gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rënduar. Tashmë pothuajse pranohen rastet jashtëzakonisht të reënda, ato që kanë nevojë për trajtim spitalor. Sot kemi 46 pacientë që janë të lidhur me respiratorë”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon rritja e të hospitalizuarve me COVID-19 në Kosovë, 26 në gjendje të rëndë
-
Vetëm 26 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim spitalor në SHSKUK
-
34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë
-
74 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës
-
426 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë, shumica me oksigjenoterapi