Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është vlerësuar me vendin e parë të Çmimit Ndërkombëtar Zgjedhor në kategorinë “Menaxhimi i Zgjedhjeve”.
Ky çmim i është dorëzuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka për udhëheqje të suksesshme të tij, në një ceremoni e cila po mbahet në Jordani e organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare (ICPS). Kjo ngjarje mbahet në partneritet me Komisionin e Pavarur Zgjedhor të Jordanisë (IEC) dhe në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Mbështetje Zgjedhore (ECES).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ceremoni, Daka mbajti edhe një prezantim lidhur me menaxhimin e proceseve zgjedhore në Kosovë dhe bashkëpunimin me institucionet tjera shtetërore.
Fillimisht, ajo ka prezantuar para të pranishmëve një historik të Kosovës si dhe për rolin e KQZ-së të përcaktuar me Kushtetutë.
Në detaje, kryetarja Daka është ndalur edhe në bashkëpunimin e KQZ-së me institucionet tjera shtetërore, siç janë Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit si dhe me institucionet e drejtësisë, i cili sipas saj është i domosdoshëm në menaxhimin e të gjithë procesit zgjedhor, pasi çdo njëri prej këtyre institucioneve ka rolin e vet në faza të ndryshme të procesit zgjedhor.
Në këtë veprimtari po marrin pjesë organet e menaxhimit të zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar strategji inovative që mund të praktikohen në vendet e tyre përkatëse.