KQZ-ja është duke pastruar listën e votuesve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
Pastrimi i listës së votuesve i kontribuon një procesi të rregullt zgjedhor, thotë shoqëria civile, raporton KTV.
Megjithatë, pjesëtarë të saj hedhin kritika në mënyrën se si është bërë deri tash ky proces.
Alban Krasniqi rekomandon që në të ardhmen largimi i emrave të personave të vdekur të bëhet automatikisht nga lista e votuesve.
E në Komunën e Prishtinës deri më tash asnjë qytetar nuk ka paraqitur familjarë të vdekur, që ata të largohen nga lista, ndonëse në kryeqytet mesatarisht dy persona në ditë ndërrojnë jetë.
Por, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numri i emrave të personave të vdekur që janë larguar nga lista votuese pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të dihet saktë pasi të certifikohet lista përfundimtare.
-
Elezi: Më shumë se 18 mijë të vdekur janë larguar nga lista votuese
-
KQZ heq nga listat e votuesve edhe 4 mijë e 656 persona
-
Elezi: Do të pastrohet lista votuese brenda vendit dhe do të përfshihen 18-vjeçarët e pas 12 tetorit
-
Në Prishtinë e Prizren po vazhdon verifikimi dhe numërimi i fletëvotimeve
-
KQZ-ja synon që rezultatet për zgjedhjet e 12 tetorit t’i publikojë brenda pak orëve