Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ-ja nuk u jep afat shtesë mërgimtarëve, me gjithë kërkesën e VV-së dhe të AKR-së

E hëna ka qenë dita e fundit kur qytetarët me të drejtë vote që nuk jetojnë në Kosovë kanë mundur të regjistrohen për të votuar. Me gjithë dy kërkesat nga dy subjekte politike për të zgjatur afatin e regjistrimit për votues jashtë vendit, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e zgjati atë.

Sikur Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka kërkuar që ky afat të shtyhet së paku për 24 orë. Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli, ka konfirmuar për gazetën parashtrimin e kërkesës, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas burimeve të gazetës brenda KQZ-së, Këshilli i Operacioneve zgjedhore brenda KQZ-së e ka refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes duke u arsyetuar se do të ketë ndikim në afatet e tjera për këtë proces zgjedhor. Sipas po të njëjtave burime, një takim ishte thirrur pak para përfundimit të orarit të punës, në orën 15:30, por më pas ishte anuluar.

Gazeta gjatë gjithë ditës ka provuar të marrë një përgjigje nga kryetarja e Këshillit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, por ajo nuk ka qenë e qasshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.