Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve të Shqipërisë.
Përmes marrëveshjes së bashkëpunimit mundësohet huazimi i 50 kamerave regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë, që do të përdoren gjatë proceseve të ndryshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë, si dhe gjatë rinumërimit eventual të vendvotimeve, është njoftuar nga KQZ.
“Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u shpreh se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-në në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në këtë qendër. Ai kujtoi se në QNR zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve, prandaj monitorimi më i madh i këtyre aktiviteteve do të ndihmonte KQZ-në për ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve”, thuhet nga KQZ.
-
KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuara në zgjedhjet e shkuara
-
Fillon numërimi i votave me kusht dhe rinumërimi i disa vendvotimeve
-
Qendra për numërimin e votave bëhet me teknologji të re
-
KQZ-ja miraton Rregulloren për votimin jashtë Kosovës
-
Vendosja e kamerave gjatë zgjedhjeve në Kosovë – të mirat dhe mangësitë