Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ndërperjen e mandatit të deputetit për Aqif Rakipin e PDIU dhe Gledion Rehovicën e LSI.
Prokuroria e Përgjithshme solli fakte se ata ishin përfshirë në disa ngjarje në Itali dhe nuk kishin treguar as emrat e dyte të përdorur, raporton TCH.
Vendimi u kalua me votat e 5 anëtarëve të KQZ-së, pas shqyrtimit të çështjes ku u paraqitën argumentet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe ato të palës mbrojtëse.
Heqja e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica lidhet me procesin e dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, por janë përfaqësuar përkatësisht nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Ardian Vishaj.
Ndërkohë po gjatë mbledhjes së sotme, KQZ i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë për dëbimin e kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kaprit nga Gjermania.
-
Prokuroria e Shqipërisë kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë
-
PZAP-ja refuzon ankesat e dy kandidatëve të PDK-së për rinumërim të votave brenda partisë
-
KQZ-ja miraton zëvendësimin e anëtarëve të KKZ-së në Prizren e Mitrovicë të Veriut
-
KQZ-ja revokon akreditimin e vëzhguesve në Vorë
-
Anëtarë të KQZ-së e quajtën të pavërtetë raportimin se ambasadori Berishaj i tërhoqi votat