Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar përmes një deklarate për media se Kuvendi i Shqipërisë ka referuar pranë këtij komisioni vakancat për 57 deputetët e dorëhequr të opozitës.
“Në KQZ ka mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vakancave për 57 deputetë të dorëhequr. Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës, dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes. Kandidatët e listave shumemërore kanë 10 ditë kohë afat për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Zëvendësimet e vakancave të krijuara do të kalojnë më pas në mbledhjet publike të KQZ-së”, tha Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së/abcnews.
-
Shpallen rezultatet përfundimtare
-
Katër parti nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
KQZ: Do të verifikohen kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
-
Listat e deputetëve s’dorëzohen në kohë, në KQZ thonë se partitë nuk ditën ta përdorin platformën