Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ e lë për nesër vendimin për filtrimin e kandidatëve të lokaleve

Foto: Koha

Nga 7 mijë e 360 kandidatë për asamblistë, 86 prej tyre janë të dënuar me një afat trevjeçar.

Ndonëse KQZ-ja kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të njoftohej me aktgjykimet e të gjithëve, vendimi ka ardhur pas certifikimit të tyre më 30 gusht, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtoresha ekzekutive e zyrës për regjistrim në KQZ, Miradije Mavriqi, ka paraqitur para anëtarëve kërkesën për de-certifikimin e tyre.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Adnan Rrustemit, anëtarit të Kryesisë së KQZ-së nga “Vetëvendosje”.

Sipas tij, nuk duhet bazuar vetëm në ligjin për Zgjedhjet, pasi jo të gjitha rastet duhet të trajtohen njësoj, sepse po ashtu të gjitha veprat penale nuk mund të jenë njësoj.

I të njëjtit mendim ishte edhe Sami Hamiti nga LDK-ja.

Por, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri përpjekje të sqarojë se KQZ-ja merret vetëm me zbatimin e ligjit për zgjedhje e jo të deshifrojë vendimet e gjykatave.

Atë e mbështeti Betim Gjoshi, anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës.

Por, megjithatë nuk pati pajtim për të vazhduar me de-certifikimin e këtyre kandidatëve.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, neni 29, thotë se: Cilido person, emri i të cilit paraqitet në Listën e Votuesve, është i aftë për certifikim si kandidat. Por, nëse ai është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri 3 vjetët e fundit, de-certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe largohet nga lista e kandidatëve të subjektit politik në fjalë.

Ndërkaq, KQZ-ja në fillim të mbledhjes ka aprovuar kërkesën e subjekteve politike për de-certifikimin e 5 kandidatëve, duke iu lënë hapësirë që ata t’i zëvendësojnë me anëtarë të tjerë në një periudhë prej 24-orësh, ndërsa i ka certifikuar 10 kandidatë nga 6 subjekte politike të de-certifikuar në mbledhjen e fundit.