Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë vaksinimin e të gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në mbledhjen e sotme, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se shumë shpejt do ta përgatisin planin për zgjedhjet në përputhje me masat antiCOVID.
Krahas kësaj, KQZ regjistroi edhe partinë politike “Forca e Disporës”. Ndërkohë, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që raporti i auditimit të brendshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit të dërgohet në Prokurori, pasi sipas tyre ka shkelje të rënda.
Ndërsa, Sami Kurteshi nga LVV kërkoi sërish që Prokuroria të hetojë incidentin e javës së kaluar në KQZ, ku ai ishte i përfshirë së bashku me një zyrtar civil nga KQZ-ja./KSP
-
KQZ-ja u kërkon partive të respektojnë ligjin dhe të mos bëjnë shkelje
-
Votuesve nuk do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit në ditën e zgjedhjeve
-
Partitë nuk respektojnë masat as gjatë parafushatës
-
VV-ja i kërkon KQZ-së të dërgojë në prokurori të gjeturat e auditorit
-
KQZ-ja kërkon që komisionerët e vëzhguesit të jenë të vaksinuar kundër COVID-19