Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KPMSHCK-ja qe pesë muaj jofunksionale, rreth 500 ankesa të pashqyrtuara

Foto: Driton Paçarada / KD

Afro 500 ankesa të shërbyesve civilë, prej tyre 80 ndërprerje të marrëdhënies nga puna, janë grumbulluar nga janari i këtij viti në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë të Kosovës (KPMSHCK).

Ankesat nuk janë shqyrtuar pasi këshilli ka mbetur pa pesë anëtarë - katër anëtarëve u ka skaduar mandati, ndërsa një tjetër ka dhënë dorëheqje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KPMSHCK-ja përbëhet nga shtatë anëtarë të cilët zgjidhen përmes konkursit të hapur dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës. Sipas rregullores për punën e Këshillit të pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës, për të pasur kuorum për mbajtjen e një mbledhjeje duhet të jenë së paku katër anëtarë.

Kandidatë të cilët kanë drejtuar ankesa në KPMSHCK thonë se mosshqyrtimi i ankesave përbën shkelje të të drejtave të tyre që u garantohen me ligj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)