Burime anonime nga Policia e Kosovës njoftojnë se gjatë ditës së sotme dhe në orët e mbrëmjes, është zhvilluar një operacion i gjerë dhe është gjetur material, në të cilin dëshmohet mbledhja e paligjshme e të dhënave personale për shtetas të Republikës së Kosovës.
Këto burime bënë të ditur për KosovaPress se mbledhjen e të dhënave personale për shtetas të Republikës së Kosovës, e kane realizuar pjesëtarë të strukturave ilegale, të maskuar që punonin "kinse në emër të një organizate humanitare".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dhënat e mbledhura kanë pasur për qellim që nesër të dërgohen në një vend fqinj.
Kjo vepër sipas Ligjit cilësohet si “spiunazh armiqësor”.
Konfirmohet se ka pasur bastisje të zyrave dhe të veturave të personave të dyshuar në disa qytete të Kosovës.
Mediat serbe në Kosovë kanë deklaruar se behet fjalë për arrestime të veprimtareve të Kryqit të Kuq.