Beograd, 13 dhjetor – Anëtari i Kryesisë së lëvizjes Fshesa 2020, Millosh Koviq, ka deklaruar se nëse “e dorëzojmë Kosovën”, Serbia do ta mbrojë veten në Nish, Tutin e Beograd, i ka thënë kështu TV Hepi të Beohgradit, transmeton Koha.net.
Koviq, që është profesor në Fakultetin Filozofik të Beogradit, i deklaroi këtij televizioni se situata gjeopolitike në botë po ndryshon dhe nga bota unipolare po shkon nga ajo multipolare.
“Sot janë tre lojtarë në botë, Amerika, Rusia e Kina, dhe dy nga këto tri nuk janë kundër nesh kur është fjala për çështjen e Kosovës”, është shprehur ai.
Anëtari i Kryesisë së lëvizjes Fshesa 2020 ka shtuar se për hir të paqes së fëmijëve tanë duhet të forcohet mbrojtja e vendit, meqë kjo është bazë e paqes.
“Izraeli është i rrethuar nga armiq, prandaj duhet të ketë më të fortën ushtri. Po deshëm pqae për fëmijët tanë, ushtarakisht duhet të jemi të fortë ushtarakisht”, ka thënë Koviq.
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Syla: Një rrezik potencial nga Serbia ekziston, pavarësisht se jemi të mbrojtur nga NATO-ja
-
Niç: Kosova më afër konfliktit të hapur sesa Bosnja
-
Daçiq: Për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe në çështjen e Kosovës
-
Vuçiqi i kërkon NATO-s mbrojtjen e popullit serb në Kosovë