Ish-kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, është kthyer në Prishtinë, për të marrë pjesë në festimet për 10-vjetorin e Pavarësisë.
Kouchner, ish-ministër i Jashtëm i Francës në kohën e presidencës së Nicolas Sarkozyt, ka thënë se Kosova ka përparuar ndër vite, ndonëse këtë sipas tij, vendorët e kanë zor ta vërejnë, përcjell RTKlive.
Diplomati francez, që ka udhëhequr Kosovën menjëherë pas luftës, ka folur edhe rreth seancës solemne të mbajtur nga Kuvendi i Kosovës, për 10-vjetorin e Pavarësisë, të dielën.
Kouchner, pjesëmarrës në këtë seancë, bashkë me shumë figura të njohura të huaja, ka pasur një vërejtje rreth organizimit. Ai ka thënë se në këtë seancë, asnjë evropiani nuk ia dha fjala.
Nga mysafirët, fjalë rasti, para deputetëve, ka mbajtur kongresisti amerikan, Eliot Engel dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
-
Gjermania e Franca kërkojnë angazhim në dialog, SHBA-ja thekson mbështetjen për sovranitetin e Kosovës
-
Kurti i shpreh mirënjohje Kouchnerit për kontributin në Kosovë
-
Ambasada e Francës: Vizita e Kouchnerit në Kosovë u anulua për shkak të problemeve logjistike
-
Komuna e Prishtinës: Anulohet vizita e Kouchnerit në Kosovë
-
Kouchner lavdëron Ramën për “rolin në prapaskenë” të dialogut Kosovë-Serbi