Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kotzias: “Epiri i Veriut”, tokë sovrane e Shqipërisë, kurrë s’do diskutojmë për Çamërinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka reaguar pas lajmeve të djeshme në mediat greke se në bisedimet Bushati-Kotzias ishte rënë dakord për një shkëmbim termash Çamëri dhe Epir i Veriut.

Kotzias ka thënë se nuk do të diskutohet kurrë për çështjen çame.

Unë kurrë nuk kam diskutuar, as nuk do të diskutoj për Çamërinë. Qeveria e vetme që i ka diskutuar ato është qeveria e Demokracisë së Re në vitet 1990.

Ai theksoi në të njëjtën kohë se “është qesharake të besojmë se Epiri i Veriut i përket Greqisë. A njohim Aktin Final të Helsinkit, a njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A njohim rezultatet e dy luftërave botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam të mbështetemi në të?”

Kotzias tha se ajo që njihet si “Epir i Veriut”, tashmë është tokë e një shteti sovran, duke iu referuar Shqipërisë.

Ata duket se harrojnë se ajo që ne sot e quajmë Epiri i Veriut i takon një shteti sovran dhe të pavarur.