Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbulojë konsumin e energjisë për pjesën veriore të Kosovës nga momenti kur ky institucion do të operojë si zonë e pavarur. Kjo, meqë, sipas KOSTT-it, çdo devijim i zonës që mbulon sistemi elektroenergjetik i Kosovës konsiderohet devijim i Kosovës dhe i KOSTT-it.
KOSTT-i pritet që të operojë në zonë të pavarur në prill të këtij viti. Në rast të mosmbulimit të kësaj kostoje, sipas KOSTT-it, do të ketë penalizime nga Operatori Ndërkombëtar i Sistemit të Transmisionit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pas vendimit të Gjykatës Themelore për të pezulluar vendimin që kostoja e furnizimit në veri t’iu faturohet qytetarëve, KOSTT-i nga 2 dhjetori 2017 nuk ka bërë blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve për furnizimin e veriut të Kosovës. Për mbulimin e këtij konsumi, energjia elektrike vazhdon që të tërhiqet nga Sistemi Elektroenergjetik i Evropës Kontinentale.
KOSTT-i ka bërë të ditur për gazetën se nga sistemi interkonektiv evropian janë tërhequr 577.649 megawat për orë energji elektrike, apo afro 29 milionë euro. Ky borxh është bërë për periudhën 2 dhjetor 2017 deri më 1 mars 2020.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Qeveria u kërkon katër komunave në veri 12 milionë euro për borxhin e rrymës
-
KOSTT-i ua kërkon qytetarëve kursimin e energjisë elektrike
-
KOSTT-i: Pagesat për rrymën në veri e kanë çuar kompaninë buzë falimentimit
-
Ndahen mbi 6 milionë euro të tjera për rrymën në veri
-
Kuvendi vendos të enjten për mënyrën e pagesës së rrymës së shpenzuar në veri