Ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.6 milionë euro, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, Hamza bëri të ditur se financimi i ndërtimit të linjës kryesore hekurudhore, e cila na lidh në të dy drejtimet me Bashkimin Evropian, do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, BERZH-it dhe Bankës Investive Evropiane. Studimi i bërë me mbështetje të Kornizës Investive të Ballkanit Perëndimor ka përcaktuar koston e financimit të tërë linjës në vlerë prej 195. 5 milionë euro i cili do të realizohet në tri faza.
Shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, bëri të ditur se BE-ja do të vazhdoj të ndihmojë Kosovën në financimin e projekteve të ndryshme që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik.
Ndërsa, drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett, theksoi se nënshkrimi i kësaj Marrëveshje Granti mbështet modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës.
-
Edhe 38 milionë euro për rehabilitimin e rrjetit hekurudhor, nënshkruhet marrëveshja
-
Kosova përfiton grant nga BERZH për rehabilitimin e hekurudhës
-
Linja hekurudhore X do ta afrojë Kosovën me BE-në
-
Projektet hekurudhore në Ballkan po vonohen, Linja 10 e Kosovës edhe më keq se kur nisi projekti
-
Rihapet linja hekurudhore që lidh Prishtinën me Shkupin