Një 14 vjeçare nga Kosova është shpallur kampione në matematikë, në kantonin e Cyrihut, në Zvicër.
Kështu së paku sipas Vlora Çitakut, që është ambasadore e Kosovës në SHBA, që ka shkruar për kosovaren që quhet Dorea Robelli.
“Më lejoni t’ua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne”, ka thënë Çitaku.
“Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!”, ka shkruar ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Sidorela Dodaj, sportistja më e mirë e re e vitit në Kosovë
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, emision kushtuar fëmijëve fitues të garave të matematikës në Dubai
-
Shpërblehen 45 të rinj që u vlerësuan në gara ndërkombëtare
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë
-
Mbrojtësi që vlerësohet në Zvicër është kontaktuar nga Kosova