“Shqipëria duhet të ketë tretman të veçantë ndaj turistëve nga Kosova, pasi çdo vit ajo fiton mbi 500 milion euro nga vizitat e kosovarëve në Shqipëri” kështu ka deklaruar kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
“Kosovarët nuk duhet të kenë tretman të dorës së dytë në Shqipëri”, ka shtuar tutje Gërxhaliu.
Në një konferencë të përbashkët me të parin e Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ai ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes shoqatës së drejtuar nga ky i fundit dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për lejimin e qarkullimit të autobusëve në rrugën “Pavarësia” raporton KTV.
Ndërsa, Kurtishaj ka thënë se problemi ka ardhur nga mungesa e dialogut nga e kaluara, ndërsa ka shtuar se ndalesa kishte ardhur si masë disiplinimi ndaj shoferëve që ndalen “vend e pa vend”.
Sipas tij, pas pajtimit të arritur me kryebashkiakun Dako, nuk ka kurrfarë takse e as ndalese për autobusët nga Kosova në rrugën turistike të Durrësit. Ndërsa të dy i kanë bërë thirrje qyetetarëve të Shqipërisë që ta vizitojnë Kosovën, pasi sipas statistikave 68% e tyre, nuk e kanë e kanw viztuar asnjëherë Kosovën.
-
Kryetari i Turoperatorëve në Shqipëri: Turisti kosovar, kyç
-
Presioni detyron kryebashkiakun e Durrësit të lëshojë pe për autobusët nga Kosova
-
Dako: Autobusët nga Kosova lejohen nëpër rrugën “Pavarësia”
-
Dako: Pushuesit nga Kosova janë turistët bazë të plazhit të Durrësit
-
Ambasada e Kosovës angazhohet për gjetje të zgjidhjes për problemet e turistëve kosovarë në Durrës