Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Mbledhja e Qeverisë, Sanksione ndaj Rusisë, maj 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksione të reja ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, të cilat përfshijnë ngrirjen e aseteve të individëve të sanksionuar, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimin e transportit të mallrave në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të hënën në mbledhjen e Qeverisë, se Kosova është rreshtuar me aletatët perëndimorë dhe ishte ndër të parat që veproi me sanksione ndaj Rusisë.

Në mbledhjen e mbajtur të hënën, Qeveria vendosi sanksione edhe ndaj Grupit Wanger, entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.

“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare”, ka thënë Bislimi para se të miratoheshin këto sanksione.

Qeveria ka bërë edhe shqyrtimin e propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me marrjen e masave restriktive për terrorizëm ndaj ISIS-it dhe Al-Qaeda-s dhe personave fizikë e juridikë, subjekteve ose strukturave të tjera të lidhura me to. /ksp