Interesi i Kosovës është të kërkojë marrëveshje për paqe, që do t’i jepte fund konfliktit dhe ndërtimit të një marrëdhënieje krejtësisht të re me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.
Ky është propozimi që ka dhënë publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, në punimin me titull, "Kanti, lopa e Makiatos dhe një paradigmë e re në negociatat Kosovë-Serbi", publikuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Me këtë rast është organizuar edhe një diskutim, ku panelistë kanë qenë ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, si dhe hulumtuesja nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Jeta Krasniqi. Aty u theksua domosdoshmëria që palët të identifikojnë interesat strategjike dhe Kosova ta marrë pronësinë në dialog.
Në thjeshtësimin e idesë së filozofit gjerman Immanuel Kant nga vepra “Mbi paqen e përhershme” (1795), në punimin e tij Surroi thotë se ky koncept nënkupton që të dyja palët obligohen t’i shqyrtojnë të gjitha çështjet që çojnë apo mund të çojnë në luftë, dhe t’i zgjidhin me mekanizma që ua jep paqja.
Aty, ai ka listuar tri çështjet e panegocieushme, të cilat prekin interesin strategjik të Kosovës.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Surroi: Interesi është çështja kyçe në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Surroi: Duhen energji e ide të reja në dialog
-
Surroi: Nuk duhet marrëveshje urgjente por cilësore Kosovë-Serbi, këmbimi i territoreve skenar i tmerrshëm
-
Surroi: Nëse s’ka konsensus mes partive, vështirë se arrihet rezultati i duhur në dialog
- Dhjetë pika për ndërtimin e paradigmës së re mes Kosovës dhe Serbisë