Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova s’kalon në testin për të mbajtur Test të Maturës

Në Gjilan e Ferizaj është mbajtur pjesa e parë e provimit shtetëror të Maturës.

Por, si çdo vit tjetër, ky proces nuk i ka shpëtuar mundësisë për kopjim, pasi teste të shumta janë shpërndarë në rrjete sociale, raporton KTV.

Por, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili e ka vizituar qendrën e testimit në shkollën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, si dhe një shkollë në Gjilan, ka thënë se janë marrë të gjitha masat nga institucionet përgjegjëse dhe se testet e shpërndara në rrjetet sociale nuk do të ndikojnë në rezultate.

Maturantët në këtë pjesë të testit kanë pasur pyetje nga gjuha shqipe, gjuha angleze dhe matematika.

Maturantët kanë deklaruar se testi nuk ka qenë i vështirë.

Këtë vit, testi i maturës do të mbahet në katër regjione, në katër ditë të ndryshme, ku pyetjet e testit nuk do të jenë të njëjta, por do të jenë ekuivalente për nga vlera.

Artikuj të ngjashëm