Organizata joqeveritare WWF Adria ka shprehur shqetësimin se mbrojtja e pyjeve të Kosovës ende mbetet në nivel jo të duhur.
Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, kjo organizatë përmend statistika sipas së cilave rritja vjetore e pyjeve në Kosovë është rreth 1,5 milion metër kub ndërkohë që shfrytëzimi i drurëve për ngrohje arrin në rreth 2 milion metër kub. Në anën tjetër prerja e lejuar e drurëve është rreth 1,4 milion metër kub.
“Kjo na paraqet një tejshfrytëzim të pyjeve nga mundësia e rritjes vjetore. Prerjet e kontrolluara dhe planifikuara nga institucionet përgjegjëse janë në nivel shumë të ulët krahasuar me kërkesat vjetore të popullatës. Mbi 80% e masës drusore konsiderohet se prehet në mënyrë jo të rregullt", ka thënë Krenare Salihu nga WWF Adria.
Sipërfaqja pyjore në Kosovë është rreth 481.000 ha ose 44.7% e sipërfaqes totale. Sipas ligjit për pyjet, Pyjet e Kosovës janë resurse kombëtare, do të udhëhiqen në atë mënyrë që të ofrojnë rendimente me vlerë dhe në të njejtën kohë të ruhet biodiversiteti për të mirën e gjeneratave të tashme dhe të ardhshme.
-
Hajredini: Sektori i pylltarisë mund të gjenerojë deri në 12 mijë vende pune
-
Agjencia e Pyjeve: Është rritur niveli i prerjeve ilegale të pyjeve në Kosovë
-
Nga natyra tek burimet e jetesës: Pse pyjet e Kosovës kanë rëndësi për të gjithë
-
Mbi 5.3 milionë euro dëme në pyje në periudhën 2020-2023
-
Gjendja e mjedisit vlerësohet alarmante