Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), repsketivisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) kanë organizuan konferencën “Diplomacia dhe Turizmi”, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në hapje të konferencës të pranishmëve iu drejtua ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në Ditën Botërore të Turizmit, i cili tha se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Turizmit do të ishte njësoj si anëtarësimi në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se ndër prioritetet e para të tij si ministër, Hasani tha se do të jetë ngritja e strukturës institucionale, respektivisht ri-funksionalizimin e departamentit të turizmit, përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe ngritja e kapaciteteve njerëzore, si dhe do të bëjë riaktualizimin e projektit të Brezovicës dhe se do të ftojë investitorët për të investuar në këtë projekt.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadori Albert Prenkaj, tha se Kosova mund të identifikohet si një pikë shumë e rëndësishme e promovimit dhe zhvillimit të turizmit.
Sipas tij, nga perspektiva e politikës së jashtme zhvillimi i turizmit në Kosovë duhet të shihet si pjesë e një rajoni, e një tërësie turistike rajonale.