Me rastin e Ditës Botërore të zemrës, organizata “Human Care” ka realizuar kontrolle kardiologjike falas për dhjetëra qytetarë të vendit.
Përmes këtij aktiviteti u synua promovimi i masave parandaluese që të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, duke u njoftuar për faktorët më të shpeshtë të rrezikuar për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës si tensioni i lartë i gjakut, mbipesha trupore, ushqimi, stresi, niveli i lartë i sheqerit në gjak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas statistikave rreth 9000 persona në Kosovë vdesin çdo vit nga sëmundjet e zemrës, ndërsa në mbarë globin ky numër arrin mbi 17 milionë.
Dita Botërore e zemrës shënohet në mbarë globin, duke u organizuar aktivitete të ndryshme si vrapim, ngasje me biçikleta.