Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova shënoi Ditën Botërore të Biodiversitetit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në organizim të përbashkët me institucionet tjera relevante si komunat, OJQ-të “ERA”, “FINQ”, “KERRC” si dhe shoqërinë civile në Kampusin e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” shënuan 22 maji- Ditën Botërore të Biodiversitetit.

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit këtë vit ka temë kryesore globale integrimin e biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve, transmeton kp.

Përfaqësues të OJQ-ve ERA, FINQ kërkuan përkrahje për projekte, të cilat kanë ndikim direkt në ngritjen e edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor te qytetarët për rolin dhe rëndësinë e biodiversitetit.

Me rastin e shënimit të kësaj dite u bë edhe ekspozita e herbariumeve të punuara nga profesor universitar, studentë të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, ekspozita e insektariumeve-fluturave nga studentët e Universitetit të Prishtinas dhe organizatës KERRC.

Po ashtu, OJQ KERRC ekspozoi edhe një numër të madh të akuariumeve me gjarpërinj, bretkosa, peshq, si dhe ekspozitat e botes bimore dhe shtazore të llojeve të ndryshme.

Edhe Qendra Historike e Prishtinës “forcon” kufijtë në “Gjeoportal” Kulturë 1 j. më parë Qendra Historike e Prishtinës “forcon” kufijtë në “Gjeoportal”

22 maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë është shënuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik