Prokurorja Drita Hajdari, shefe e Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në “Puls” të KTV-së ka treguar se ky departament funksionon me dy prokurorë brenda Prokurorisë Speciale.
“Unë si shefe dhe kolegu im Elez Blakaj jemi të punësuar. Deri më tani nga EULEX-i për krime lufte kemi pranuar 50 lëndë me 208 persona të përfshirë në krime lufte, por EULEX-i ka edhe lëndë tjera në dispozicion”, ka thënë ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, një numër i lëndëve është edhe në UNMIK.
“Ne për momentin të regjistruara në regjistrin e krimeve të luftës i kemi 300 lëndë, te të cilat dihet edhe kryesi i veprës. Nën hetim janë 70 lëndë. Kemi lëshuar shumë kërkesa për grumbullimin e informacioneve për zbulimin e identitetit të kryesve të këtyre krimeve të luftës”.
Hajdari ka thënë se për momentin janë 40 fletarreste vendore dhe ndërkombëtarë, pra INTERPOL-it.
“Ju garantoj se shumë masakra që i përmendet sikur ajo e Rezallës, Izbicës, Lubeniqit, Llapit dhe shumë rajone tjera janë duke u hetuar intenzivisht por nuk mund të jap emra për shkak të kryesve të këtyre masakrave”, ka thënë Hajdari.