Tërheqja e Kosovës nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL vlerësohet si dështim dhe strategji e gabuar.
Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se Kosova nuk është dashur të tërhiqej, por të mësonte disponimin e shteteve, në mënyrë që pastaj të lobonte te ato shtete për votë pro në mbledhjen e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate që mbahet në Abu Dabi, raporton KTV.
Megjithëkëtë, sipas njohësve, Kosova vitin e ardhshëm i ka gjasat më të mëdha që të sigurojë numrin e votave të mjaftueshme për anëtarësim.
Sipas tyre, kërkohet një angazhim jashtëzakonisht i madh së pari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme ndërmjet tyre si dhe shtimi i njohjeve të reja dhe bashkëpunimi më i madh me vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë.
-
Policia gati të jetë pjesë e INTERPOL-it
-
Kosova pritet t’ia mësyjë sërish Interpolit, ekspertët thonë se do të dështojë sërish
-
Kosova pritet t’ia mësyjë sërish Interpolit, ekspertët thonë se do të dështojë sërish
-
Kosova rrezikon të mos anëtarësohet në Interpol, MPJ thotë se nuk ishte prioritet
-
Skepticizmi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL