Ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, ka thënë se Kosova është njëra prej arsyeve pse ata nuk e njohin Krimenë si pjesë të Rusisë.
Nazarbayev theksoi se ata nuk e mbështesin as Ukrainën në këtë çështje. Ai shtoi se Kosova ia ka kërkuar njohjen.
“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, sepse atëherë duhet ta kishim njohur Osetinë e Veriut, Abkhazinë dhe Kosovën. Edhe Kosova po na kërkon njohje. Por ne nuk e mbështetëm as Ukrainën”, deklaroi presidenti i parë i Kazakistanit në një intervistë.
Më 4 dhjetor të vitit 2019, presidenti aktual i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, kishte thënë se "aneksimi është një fjalë shumë e rëndë e aplikuar për Krimenë" dhe shprehu një sërë komplimente për udhëheqjen ruse.
Moska e pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe që atëherë ka mbështetur separatistët që luftojnë në Kiev në lindje të vendit. Më shumë se 13 mijë njerëz kanë vdekur në konflikt.
-
Zelensky: Erdogan njeh Krimenë si pjesë të Ukrainës
-
Gërgi: Nëse SHBA-ja ia njeh Krimenë Rusisë, mund të lindë ideja për njohjen e Kosovës nga Rusia
-
Zelensky do ta refuzojë propozimin e SHBA-së për njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë
-
Administrata Trump po shqyrton njohjen e Krimesë si territor rus
-
Moska kundërshton Erdoganin lidhur me Krimenë