Kosova mori pjesë në Samitin e 20-të Ekonomik Euroaziatik të organizuar nga Marmara Grup – Fondacion për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, në Stamboll të Turqisë, që u mbajt prej 4 deri më 7 prill 2017, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Temë kryesore e këtij samiti në këtë vit ishte “Njerëzimi në një udhëkryq duke iu përgjigjur sfidave globale të migrimit dhe sigurisë dhe sfidat e Bashkimit Evropian për shqetësimet e saj të tanishme por edhe për të ardhmen”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë samit morën pjesë liderë dhe personalitete të larta shtetërore, qeveritare, politike, fetare, akademike nga shumë shtete të dyja kontinenteve Evropës dhe Azisë. Pjesëmarrës të samitit ishin edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, zëvendëskryeministri turk, Mehmet Şimşek, ish-Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ish-ministri austriak i Mbrojtjes, Werner Fasslabend, ish-Presidentët kroat, Stipe Mesiç dhe Ivo Josipoviç, ish-kryeministrja sllovene Alenka Bratušek, Presidenti i Maqedonisë Ivanov, zëvendëskryeministrja e federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Melika Mahmutbegović, ministri i Energjisë i Azerbejxhanit, Natiç Alijev, ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta, ish-presidenti i Latvisë, Valdis Zatlers, ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, dhe shumë ministra dhe deputetë.
Nga Kosova mori pjesë ministrja për Dialog Edita Tahiri, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Nehat Mustafa.
Ministrja Tahiri në fjalën e saj,ndër të tjera theksoi se para gati njëzetë vjetësh përfunduan luftërat për pavarësi dhe krijimin e shteteve të reja në Ballkan dhe siç jeni në dijeni ne kemi arritur të bëjmë harta të reja politike dhe tash i kemi shtatë shtete të reja në mesin e të cila është edhe shteti im, Republika e Kosovës, i dhamë fund një shteti artificial siç ishte ish-Jugosllavia, duke shfrytëzuar rrethanat e favorshme që u krijuan pas përfundimit të luftës së ftohtë.