Me 22 të vdekur, Kosova është në mesin e shteteve të botës me më së paku vdekje nga COVID-19, në bazë të përllogaritjes së proporcionit të vdekjeve për 100.000 banorë.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti John Hopkins, Kosova ka një mesatare prej 1.19 vdekjesh për 100 mijë banorë, që e vë atë në pjesën e poshtme të listës, kur është në pyetje numri i vdekjeve, transmeton KOHA.
Sipas kësaj përllogaritjeje, numër të vogël viktimash nga COVID-19 kanë edhe Mali i Zi dhe Shqipëria. Mali i Zi ka një mesatare prej 1.29 vdekjesh në 100.000 banorë, ndërsa Shqipëria 1.08 vdekje.
Ndërkohë, shtetet tjera të rajonit kanë një bilans më të keq. Serbia ka 2.71 vdekje në 100.000 banorë, Bosnja 2.17 vdekje e Kroacia 1.88 vdekje.
-
Kosova, ndër vendet e Evropës me më së paku të vdekur nga koronavirusi për 100 mijë banorë
-
Kosova e rrethuar nga “vendet virusale”
-
Kosova “rekord” viktimash nga Covid, në rajon vetëm Maqedonia Veriore ka më shumë të vdekur
-
Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Një i vdekur e 483 raste të reja me COVID-19 të enjten në Kosovë