Në fjalorin zyrtar e politik të Serbisë Kosova vazhdon të jetë “krahina jugores serbe”, edhe pse faktikisht ajo tash e gati 20 vjet nuk është më e tillë, konstaton rel në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Sipas Kushtetutës së tashme, Kosova është pjesë e Serbisë e kufijtë pas vitit 1999, qëkur institucionet e Serbisë nuk janë të pranishme në territorin Kosovës, quhen administrative. Çdo ndryshim kërkon edhe ndryshim e Kushtetutës së Serbisë.
Gordana Çomiq, nënkryetar e Këshillit për çështje kushtetuese e ligjore thotë se nuk e di nëse ndonjë institucion ose ekip ekspertësh merret me dispozitat kushtetuese për Kosovën.
„Kjo nuk është temë as në opinion tonë, as në atë evropian dhe se me vendet partnere ku vendoset siç janë Moska e Washingtoni. Kushtetuta dhe preambula askund dhe tek askush nuk janë temë“, ka thënë Çomiq.
Nëse përcaktohen kufijtë e Serbisë, nga Kushtetuta duhet të fshihet Kosova, thotë Bogolub Milosavleviq, profesor i të Drejtës kushtetuese në Beograd.
„Kufizimi, në kuptimin e njohjes së pavarësisë shtetërore të Kosovës nuk bën assesi të ndodhë pa ndryshimin e Kushtetutës. Së pari në pjesën ku Serbia i ka në përbërje të vet dy krahinat autonome, Vojvodinën e Kosovën. Edhe preambula e Kushtetutës duhet të ndryshojë meqë ajo organeve shtetërore u krijon detyrime lidhur me Kosovën”, ka thënë Milosavleviq.
Edhe
Hiqet apo ndryshohet preambula për Kosovën në Kushtetutën e Serbisë
Në Kushtetutën Serbisë të miratuar në vitin 2006, Kosova përmendet tri herë. Së pari në preambulë, pastaj në nenet për organizimin territorial ku përcaktohet pozita e krahinave autonome. Preambula në të cilën përmendet Kosova, nuk është pjesë detyruese e Kushtetutës
Në pjesë normative të Kushtetutës, Kosova duhet të fshihet, thotë Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike.
„Nga ligjet e Serbisë dhe sistemi kushtetues duhet të fshihet fjalët Kosovë”, thotë ai.