Në Stamboll, Turqi, po mbahet Kongresi i 10-të i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), ku po merr pjesë edhe delegaconi i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, njofton kumtesa, transmeton Koha,net .
Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në punimet e Kongresit të EUROSAI. Deri më tani Zyra Kombëtare e Auditimit ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nën ombrellën e EUROSAI-t, kryesisht në kuadër të grupeve punuese për auditimin e mjedisit.
Gjatë pjesëmarrjes në Kongres, delegacioni nga Kosova, ka realizuar takime bilaterale me përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve si Turqia, Polonia, Holanda, Suedia, Izraeli, Portugalia, Sllovenia, Lituania, Mali i Zi, si dhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe partnerë tjerë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Kosova anëtare me të drejta të plota në Asosacionin Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë
-
Osmani: Kosova, shembull i ndërtimit të një shteti demokratik mbi guximin, rregullat dhe drejtësinë
-
Osmani në Kopenhagë, përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian
-
Osmani: Kosova, vendi më pro-evropian dhe më i sigurt në Evropë