Me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të shkojë sot në Berlin. Ky është takimi i dymbëdhjetë deri më tani, ndërsa për vetëm dy muaj ky është takimi i dytë.
Bëhet e ditur se Kosova është një nga temat kryesore të këtij takimi.
“Pritet që temë kryesore e këtij takimi të jetë Kosova, procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka deklaruar Vuçiq para nisjes në Berlin.
Siç njoftohet nga mediet serbe, Vuçiq do të ketë takime edhe me liderë të tjerë evropianë.
“Ata janë fuqitë e mëdha, ne jemi të vegjël, se a do të jemi të suksesshëm…nuk e di”, ishte prononcimi i Vuçiqit para nisjes për në Berlin.