Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova mund të përjetojë rritje deri në 4.8 për qind në dy vitet e ardhshme, por çka e rrezikon

Me gjithë krizën politike, me të cilën u përball vendi, trendi i rritjes ekonomike është ngritur, thonë analizat e Bankës Botërore.

Pritjet e këtij institucioni janë që nga 3.6, sa ka qenë vitin e kaluar, rritje të ketë deri në 4.4%.

Ndikimin më të madh në rritjen ekonomike e kanë pasur eksporti i shërbimeve, i përcjellë nga investimet dhe konsumi.

Ky institucion ndërkombëtar ka paraparë zhvillime pozitive edhe në dy vjetët e ardhshëm, deri në 4.8%.

Por, për t’i mbajtur këto shifra pozitive si Kosova ashtu edhe i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të kujdesen nga disa faktorë.

Edhe Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike 3.8%, të punësuar vetëm 37% e të aftëve për punë Ekonomi Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike 3.8%, të punësuar vetëm 37% e të aftëve për punë

Banka Botërore thotë se 2.030 vende të reja të punës janë krijuar në rajon për 12 muaj, kryesisht në sektorin privat.

Të dhënat e prezantuara flasin për rritje të deficitit fiskal, për shkak të ekzekutimit më të shpejtë të projekteve kapitale dhe rritjes së transfereve sociale, siç janë veteranët dhe pensionet.