Në takimin e radhës të Komitetit Punues për Integrime Evropiane, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka kërkuar më shumë angazhim nga të gjitha institucionet për të përmbyllur me sukses implementimin e prioriteteve të mbetura të Agjendës Evropiane te Reformave si dhe masave të parapara me MSA.
Ky grup punues, ka identifikuar disa nga çështjet kyçe qe dalin nga obligimet e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKMZSA) dhe për të cilat duhet punuar më shumë, theksoi Hoxha.
“PKMZSA, është i dobët, plani nuk është realizuar. Të gjeturat e raportit janë brengosëse. Jemi zotuar që këtë vit të arrijmë një nivel zbatimi të Programit të MSA-së prej të paktën 60%. Mosrealizimi i planit, do të ketë ndikim për mbështetjen direkte buxhetore për Reformën e Administratës Publike”, theksoi Ministrja Hoxha.
Deri në fund të qershorit janë zbatuar vetëm 12.78% e të gjitha masave të planifikuara, sa i përket gjendjes zbatimit të reformave legjislative, të gjeturat tregojnë se kemi arritur një shkallë zbatimi prej vetëm 18.06%, pasi që janë zbatuar vetëm 26 nga 144 masat legjislative të planifikuara, vuri në dukje Ministrja Hoxha.
Ajo prezantoi edhe ekspertin e GIZ-it, Aleksandar Pejoviq, i cili sjell ekspertizën e tij dhe përvojat e Malit të Zi në proceset e integrimit dhe MSA-së, duke ftuar të pranishmit të përfitojnë nga përvoja e tij dhe praktikat e mira të vendeve të tjera.
-
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes
-
Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa
-
Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa
-
Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane