Ministri serb i Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosovës nuk po i shkon gjithçka sipas planit dhe se është me rëndësi që Serbia të krijojë kontakt direkt me presidentin amerikan, Donald Trump.
“Është e qartë se liderëve të Prishtinës nuk po u shkon bash si e kanë planifikuar. Ata mendojnë se e kanë kryer punën e tyre, se nuk ka më nevojë të bëjnë asnjë lloj kompromisi. Mjafton që të paraqiten dhe kështu të gjithë do të votojnë për ta”, ka thënë Daçiq në një bisedë në televizionin serb “pink”.
Ai shton se imazhi po ndryshon, se Kosova më nuk është e përkëdhelura e bashkësisë ndërkombëtare, dhe se Serbia më nuk shikohet si “djalë i keq”, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të tij, arsyeja pse Kosova është tërhequr nga anëtarësimi në UNESCO dhe Interpol nuk ka pasur të bëjë me kurrfarë marrëveshjeje, por për faktin se nuk i kanë pasur votat e mjaftueshme.
“Turqia nuk do të ndalojë së përkrahuri Kosovën, por nuk do të jetë aq e thjeshtë siç ka qenë deri tani”, thotë Daçiq, duke shtuar se në Kosovë, Shqipëri e Bosnje ndodhen “ata” kundër të cilëve po lufton presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan.
Daçiq tha se do të humbej një mundësi e mirë nëse nuk krijohen kontakte direkte me presidentin amerikan, Donald Trump.
-
Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës
-
Daçiq: Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar
-
Daçiq: Administrata e Trumpit më e mirë për Serbinë pasi nuk vlerëson se çështja e Kosovës është e zgjidhur
-
Sipas Daçiqit, Serbia përkrahet nga një pjesë e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me Kosovën
-
Daçiq: SHBA-ja Serbinë nuk po e shikon më si “fëmijë të keq”