Ministrja e Integrimeve Mimoza Ahmetaj ka pranuar marrëveshjen e IPA-s 2016 e cila parasheh asistencë prej 45.5 milionë euro ndihmë për Kosovën.
Marrëveshjen ministres Ahmetaj ia ka dorëzuar sot drejtoresha për për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRuiz Calavera gjatë vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me kryeministrin Isa Mustafa, pastaj do të takohet me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministrin e Financave Avdullah Hoti, si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Drejtoresha Ruiz Calavera do të vizitojë po ashtu projektet e financuara nga BE-ja dhe do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe biznesmenë.