Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova ka nevojë për psikologë, por ata lihen pa punë

Shumë psikologë që prej vitesh kanë përfunduar studimet të nivelit master në Universitetin e Prishtinës kanë mbetur të papunë. Për këtë ata lënë fajtor Ministrinë e Arsimit, e cila, sipas tyre, nuk e mbajti premtimin që të hapë konkurse për angazhimin e tyre nëpër shkolla, thekson KTV në një raportim rreth këtij problemi. Labinot Dervishaj ka përfunduar studimet master në psikologji në Universitetin e Prishtinës, por ende nuk ka pasur mundësi ta ushtrojë profesionin e tij.

Derivshaj dhe 50 të tjerë të diplomuar në psikologji po ndihen të harrur nga institucionet. Pakënaqësitë e tyre, paralajmërojnë se do t’i shfaqin edhe me protesta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njohësit e arsimit e shohin si të domosdoshme prezencën e psikologëve në institucionet arsimore. Televizioni Arta ka provuar të marrë një qëndrim nga Ministria e Arsimit por zyrtarë të saj nuk kanë kthyer përgjigjeje.