Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova ka katër muaj afat për hartimin e statutit të AKS-së

Bashkimi Europian ka përshëndetur paralajmërimin e kryeministri të Kosovës Ramush Haradinaj që t’i japë mandat Ekipit menaxhues për hartimin e projektstatutit të Asociacionit të komunave serbe dhe ka theksuar se afati për hartimin e statutit është katër muaj, transmeton Koha.net.

"Paralajmërimi i kryeministrit Ramush Haradinaj që t’ia japë mandat Ekipit menaxhues për hartimin e projektstatutit të Bashkësisë /Asociacionit me shumicë serbe në Kosovë është i mirëseardhur. Përpilimi i projekstatutit ka filluar dhe do të përfundojë në periudhën kohore prej katër muajsh", përcjell Koha.net kumtesën e Shërbimit europain për Punë të Jashtme.

Në kumtesë theksohet se ky "hap i pritur gjatë”, mundëson fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe dhe shton se është detyrim që Kosova e kishte marrë në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE dhe nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në vitin 2013 dhe në gushtin e vitit 2015.

"BE do t’i ftojë negociatorët kryesorë të Beogradit e Prishtinës, ekipet e tyre, ekipin udhëheqës dhe ekspertët teknikë në bisedime në Bruksel ashtu që në mënyrë konstruktive dhe me vullnet të mirë të angazhohen në procesin e hartimit të projektstatutit", përfundon kumtesa.

Artikuj të ngjashëm