Vonesat në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës ia kanë humbur mundësinë një gjenerate që të përfitojnë bursa nga programi “Young Cell Scheme”, e cila financohet nga Komisioni Evropian.
Kjo pasi që marrëveshja e nënshkruar për vitin 2016 nuk ka dalë për ratifikim fare në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.
Përmes këtij programi të BE-së, për bursa postdiplomike, i cili po shënon vitin e 13-të të veprimtarisë në Kosovë çdo vit ndaheshin rreth 20 bursa studimi për tri fusha, e që në vlerë monetare këto bursa silleshin rreth 1.5 milionë eurove.
Përfituesit e këtyre bursave janë të obliguar të kthehen e të kontribuojnë në administratën publike në Kosovë.
Në një përgjigje me shkrim Komisioni Evropian ka thënë se ata e kanë kryer punën e tyre, ndërsa pjesa tjetër u mbetet institucioneve vendore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

-
Mospunësimi i të diplomuarve nga YCS-ja rrezikon vazhdimin e mbështetjes nga BE-ja
-
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove të BE-së për Kosovën
-
Mundësi bursash: 40 bursa të plota për programe të Masterit në universitetet e BE-së
-
Efekti negativ i masave, afro 7 milionë euro mbesin të bllokuara
-
Profesionistët e rinj do të punësohen sipas marrëveshjes me BE-në, thotë Qeveria e re