Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova hap Konsullatën e Nderit në Nessebar të Bullgarisë

Nessebar, Bullgari, 25 maj - Në kuadër të shtrirjes së përfaqësimit diplomatik, Republika e Kosovës, ka përuruar Konsullatën e Nderit në qytetin antik të Nessebar në rajonin Burgasit, një vend turistik i mbrojtur nga UNESCO në brigjet e Detit të Zi, Bullgari, njoftoi sot MPJ e Kosovës.

Ky hap u konkretizua pas aprovimit të kandidaturës nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë për afaristin e njohur bullgar, Plamen Kopchev, si propozim i Ambasadës së Kosovës në Sofje.

Në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Nderit në Nesseber, në praninë e diplomatëve ARKS-së, nënkryetarit të komunës, Nessebar Lazar Yapadziev, si dhe shumë përfaqësuesve të nivelit lokal të këtij rajoni, ambasadori Shpend Kallaba tha se ka kënaqësinë që për herë të parë, ARKS në cilësinë e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë ta ketë z. Plamen Kopchev, i cili në cilësinë e Konsullit të Nderit do të luaj rol në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, promovimin ekonomik dhe kulturor, si dhe një prezencë më të madhe të vendit tonë në shtetin bullgar.

Ambasadori Kallaba ka vlerësuar se me emërimin të z. Kopchev konsull Nderi të RKS-së, do të themelohet edhe zyra reprezentative konsullore në qytetin turistik të Nessebarit.

Pas marrjes së detyrës si konsull Nderi, Kpchev ka thënë se është i nderuar që të jetë bullgari i parë, konsull nderi i RKS-së. “Para meje është një sfidë e madhe për të kryer me përgjegjësi dhe përkushtim këtë mision. Jam i bindur se Konsullata e nderit e RKS-se këtu në Nessebar do të jetë një vlerë shtesë në marrëdhëniet në mes dy vendeve tona mike”.

”Në kohën kur e gjithë bota po përballet me sfida dhe konflikte të ndryshme, ne në rajon duhet që energjitë tona t’i orientojmë drejt ndërtimit të urave të miqësisë”, është shprehur ai.

Qyteti antik i Nessebar është në listën e UNESCO-s nga viti 1984 dhe gjatë sezonit veror brenda ditës vizitohet nga 40.000 turistë.

Artikuj të ngjashëm