Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova është futur në një bashkëqeverisje me Serbinë, thotë Surroi

“Nëse nuk bëhet njëanshëm, nëse nuk kalohet ligji në Kuvendin e Kosovës, atëherë cila është zgjidhja”, pyet opnionisti Arben Ahmeti.

Surroi ka thënë se Thaçi po sillet në rrethin vicioz që e ka krijuar vetë.

“Ka hy në proces negociator me Beogradin pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku njihet e drejta legjitime e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Surroi.

“Kemi Listën Serbe që e shpreh hapur që kryeministër i saj është Aleksandër Vuçiq. Deri tani ka pasur deklarata që thoshin se do të konsultohen me Beogradin, ndërsa tani shprehet haptazi mohimi i Kosovës. Pra kemi të bëjmë me një bashkëqeverisje të institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë”, ka thënë ai.

Për themelimin e Ushtrisë, sipas Surroit, Kosova nuk do duhej të diskutonte as me Listën Serbe, e lëre më me Beogradin.