Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Zvicra me marrëveshje për sigurime sociale

Prishtinë, 27 prill - Në Prishtinë nga data 24 deri më 27 prill 2017 u zhvillua raundi i dytë i negociatave për marrëveshje bilaterale në fushën e sigurimeve sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Gjatë këtyre ditëve palët arritën të finalizojnë marrëveshjen bazë për sigurimet sociale, marrëveshjen administrative për implementimin e marrëveshjes bazë, si dhe formularët e nevojshëm për implementimin e kësaj marrëveshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Palët negociatore u pajtuan që marrëveshjet e arritura të përafrohen nga kryesuesit e grupeve të punës në fund të muajit maj, në Bernë. Koha prej një muaji do të nevojitet që marrëveshja bazë, marrëveshja administrative si dhe formularët e dakorduar të përkthehen në gjuhët përkatëse, të kalojnë nëpër procedurat e nevojshme brenda shteteve përkatëse, në mënyrë që të përafrohen në fund të muajit maj. Pas kësaj do të kërkohet nga qeveritë e të dyja shteteve autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes. Në rast të autorizimit pritet që marrëveshja të nënshkruhet nga ministrat përkatës të të dy vendeve gjatë pjesës së dytë të vitit 2017 dhe pastaj të kalojë nëpër procedurat e brendshme të të dy vendeve për ratifikim.

{gallery}