Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit të Republikës së Kosovës dhe Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e Republikës së Maqedonisë, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve.
Memorandumi i bashkëpunimit me autorizim të ministrit Ekrem Mustafa, u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Isa Xhemajlaj dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu.
Më këtë marrëveshje, Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Republikës së Kosovës, në kuadrin e perspektivës evropiane të dy vendeve, do të nxisin edhe më tej bashkëpunimin dypalësh, në kontekstin e menaxhimit të integruar të kufijve, për të shkëmbyer informacion në kohë reale lidhur me kalimet kufitare.
Gjithashtu, në këtë marrëveshje është paraparë edhe respektimi i procedurave të sigurisë dhe dispozitave ligjore të dy vendeve, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, si dhe brenda legjislacionit kombëtar, në kontekstin e bashkëpunimit të tyre me qëllim qarkullimi më të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave në pikat e përbashkëta kufitare.
Gjatë këtij takimi, të dy palët gjithashtu ranë dakord për intensifikim të bashkëpunimit në kontrollin kufitar, në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, në luftimin e korrupsionit, terrorizmit, kontrabandës së substancave narkotike, si dhe migrimit të paligjshëm.
Të dy palët u pajtuan gjithashtu që të eliminohen problemet në komunikim në mes të dy vendeve, në mënyrë që të forcohet dhënia e sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.
-
Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
-
Kosova e Maqedonia e Veriut firmosin për themelim të pikave të përbashkëta kufitare
-
Mblidhet Bordi, diskutohen format e funksionalizimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit
-
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë Memorandum për tregjet financiare
-
Kosova arrin marrëveshje pune me EMCDDA-në për luftimin e narkotikëve